Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mekisikë, me vrasjen e një kryetareje bashkie vetëm disa orë pas zgjedhjes së Claudia Sheinbaum si presidentja e parë grua e këtij vendi.
Yolanda Sanchez u qëllua në qytetin e Cotija, të cilin ajo e kishte qeverisur që nga shtatori i vitit 2021.
Ajo u zu në pritë nga persona të armatosur në qendër të Cotija, të hënën e 4 qershorit.
Mediat lokale thonë se Sanchez u qëllua 19 herë dhe vdiq në spital menjëherë pas sulmit. Në përleshjen me armë mbeti i vrarë edhe truproja i saj.
Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani në lidhje me sulmin, por mendohet gjerësisht se personat e armatosur i përkisnin një grupi të krimit të organizuar.
Sanchez kishte raportuar se kishte marrë kërcënime me vdekje pas marrjes së detyrës në shtator 2021, kur u bë e para grua që arriti postin e kryetares së bashkisë në Cotija.
Top Channel