Kalonin ilegalisht njerëz në BE, reagon ministri Balla për arrestimin e efektivëve në Rinas: Po largojmë elementë të dëmshëm nga trupa e Policisë

04/06/2024 09:24

Prokuroria e Tiranës ka dhënë masat ndaj 9 personave, mes tyre ndihmës specialistë dhe kontrollor në aeroportin e Rinasit, të cilët dyshohet se kanë marrë ryshfete për të kaluar qytetarët drejt vendeve të BE-së.

Ministri Balla ka bërë një reagim pas arrestimit të efektivëve , ku shprehet se Policia e Shtetit po përpiqet që dita ditës të largojë nga trupa e shëndoshë e Policisë elementët e dëmshëm, që njollosin punën e palodhur të mijëra e mijëra uniformave.

“Rritja e besimit të publikut tek Policia e Shtetit lidhet në mënyrë të pandashme me procesin e vetëpastrimit, përmes të cilit po largojmë ditë pas dite nga trupa e shëndoshë e Policisë elementët e dëmshëm, të inkriminuar apo shkelës së etikës, të cilët njollosin punën e palodhur të mijëra e mijëra uniformave blu që shërbejnë me vendosmëri të palëkundur shtetit të së drejtës dhe në mbrojtje të qytetarëve të këtij vendi.

Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për rezultatet e dukshme dhe premtuese për një intensifikim edhe më të madh të këtij procesi vetëpastrimi.  E nxis AMP të forcojë bashkëpunimin institucional me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, si dhe me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për të garantuar standarde të larta të integritetit dhe pastërtisë së figurës së punonjësve të policisë”, shkruan Balla.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA