Fisit indigjen në Amazonë u lidhet interneti dhe tashmë janë të varur nga rrjetet sociale, pornografia e mashtrimet online (fotot)

04/06/2024 15:30

Liderët e një fisi indigjen në Amazonën e Brazilit kanë treguar së fundmi me trishtim sesi lidhja e internetit ka lënë anëtarët e komunitetit të tyre ‘të varur nga mediat sociale, pornografia dhe të vjedhur nga mashtrimet online’.

Fisi Marubo, të cilët kanë mbijetuar për qindra vjet në kasolle balte e druri në brigjet lumit  Itui në Brazil, iu dha vitin që shkoi internet me shpejtësi të lart falas nga kompania e Elon Musk, Starlink por kjo nuk duket se rezultoi një avantazh i plote për ta.

Komuniteti prej rreth 2000 vjetësh shpejt zbuloi të mirat e ndërlidhjes që ofron teknologjia si ndihma mjekësore, komunikimi me të afërm, por panë se dhe rreziqet ishin shumë më serioze nga sa u kishin sugjeruar.

Liderët indigjenë thonë se anëtarët e komunitetit janë bërë dembelë, shpenzojnë orë të tëra duke shikuar në rrjetet sociale ose në ato pornografike.

40 vjeçari Enoque Marubo, tha për rrjetin New York Times se interneti ka transformuar mënyrën e tyre rezistente të jetesës që vijonte prej shekujsh, duke i bërë njerëzit të butë, të sëmurë e të paaftë.

“Ka ndryshuar rutinat aq shumë se po dëmton jetën tonë, sepse këtu në fshat po nuk dole për të gjuajtur, për të peshkuar  apo për të mbjellë ushqimin, nuk ushqehesh dot”, tha Enoque.

Edhe Alfredo Marubo tha se ekspozimi papritur ndaj masës së pornografisë, ka shtuar sjelljet seksuale në komunitet, ku më parë të putheshe në publik konsiderohej shokuese.

Alfredo tha se megjithëse kishte më shumë ndërlidhje e komunikim, anëtarët e komunitetit takoheshn më pak personalisht dhe nuk komunikonin më me familjarët e tyre.

TamaSay Marubo, një nga femrat drejtuese të fisit tha se megjithëse mediat kishin hapur sytë e njerëzve të fisit ndaj botës, ata i kishin bërë të hiqnin dorë nga përgjegjësitë e tyre duke kaluar me orë të tëra në celularët që u kishin dhënë falas, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Ajo nuk ishte e sigurtë nëse kjo ishte për të mirën apo të keqen e tyre.

Anëtarë të tjerë ankoheshin për humbjen e traditave të fisit dhe shqetësoheshin për përbërien shoqërore që po infektohej nga thashetheme që përhapeshin në grupet virtuale të komunikimit.

Të tjerë ankoheshin se përdoruesit e internetit bëheshin objekt abuzimi nga njerëz të jashtëm ose binin pre e mashtrimeve online.

Një nga të tjetrat e fisit Tsainama Marubo, 73 vjeçe, e tha më qartë: “Gjërat janë bërë më keq. Të rinjtë janë bërë dembelë prej internetit, ata po mësojnë të sillen si njerëzit e bardhë”.

Ndryshe nga qendrat e mëdha urbane ku kompanitë thonë se interneti dhe teknologjia janë prezantuar gradualisht major, jeta e fisit Marubo ndryshoi shumë shpejt me prezantimin e beftë të teknologjisë.

Por ashtu si dhe pjesa tjetër e botës, edhe populli Marubo nuk ka ndërmend të rikthehet në jetën e mëparshme pa internet.

“Liderët kanë vendosur qartë, tani do të jetojmë me internet”, tha Enoque, sipas Daily Mail.

FOTO GALERI
1/7
Liderët e një fisi indigjen në Amazonën e Brazilit kanë treguar së fundmi me trishtim sesi lidhja e internetit ka lënë anëtarët e komunitetit të tyre ‘të varur nga mediat sociale, pornografia dhe të vjedhur nga mashtrimet online’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA