
25/02 09:55
Romelu Lukaku, i cili sapo është rikthyer te Chelsea pas një viti në huazim te Roma është një nga emrat e destinuar për të ndezur sërish merkaton.
Napoli që tashmë vetëm pritet ta zyrtarizojë Antonio Conte-n në krye të pankinës, e konsideron sulmuesin belg si pasues Victor Osimhen, me nigerianin që është i destinuar të largohet këtë verë.
Lukaku dihet se është një nga emrat e preferuar të trajnerit Conte, i cili sipas raportimeve të medive italiane e ka kontaktuar sulmuesin për t’i komunikuar se dëshiron ta ketë në skuadër te Napoli.
Conte thuhet se ka telefonuar Lukaku-n dhe i ka thënë se “po e pret në Napoli, por me pesë kilogramë më pak”./ Super Sport
Top Channel