
25/02 09:55
Pas Bruno Lulaj, Kristal Abazaj dhe Patrick, Tirana ka njoftuar edhe largimin e një tjetër lojtari këtë të hënë. Mesfushori Regi Lushkja nuk është më pjesë e “bardhebluve” të kryeqytetit.
Përmes publikimit në një “Insta-Strory”, Tirana njofton largimin e Lushkjas, teksa e falenderon mesfushorin.
Regi Lushkja u bashkua me Tiranën në janar të 2023-shit nga Sheriff Tiraspol-i dhe në një sezon e gjysmë mesfushori 28-vjeçar ka mbajtur rolin e titulliarit te “bardheblutë”.
Top Channel