Napoli, Conte në prag të ndeshjes me Milanin: “Duam të japim gjithçka. Lukaku? Nuk ka minuta loje… 18/12 01:16
Eksod te Tirana, pas Bruno Lulaj, Kristal Abazaj, Patrick, e Regi Lushkjas një tjetër emër i rëndësishëm i “bardhebluve” njoftoi këtë të hënë largimin nga kryeqytetasit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ardit Deliu bën me dije se nuk do të jetë më pjesë e Tiranës dhe se tashmë është koha për sfida të reja.
“Krenar për çdo moment të kaluar me KF Tirana! Faleminderit për mbështetjen dhe kujtimet e paharrueshme. Koha për një sfidë të re, por përgjithmonë mirënjohës ndaj çdo pjesëtari të këtij rrugëtimi”-shkruan Deliu.

Mesfushori 26-vjeçar u bashkua me Tiranën në verën e 2022-shit dhe për dy vite luajti rol të rëndësishëm në ekipin “bardheblu”./ Supersport
Top Channel