Të dielën, Serbia mbajti zgjedhjet lokale në 89 komuna dhe qytete. Mes tyre, zgjedhjet u mbajtën edhe në komunat e banuara me shqiptarë, në Preshevë ku 30% e banorëve morën pjesë në votim e në Bujanovc 28% e tyre.

Në Preshevë, Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik, shpalli fitoren. Ajo ka falenderuar qytetarët e për të do të jetë mandati tretë, nëse arrin të sigurojë shumicën e thjeshtë prej 21 këshilltarëve komunalë.

Në Bujanovc, fitoren e shpalli Arbër Pajaziti nga koalicioni Fronti për Ndryshim. “S’kemi shumë kohë për të humbur, na presin shumë punë“, tha ai.

Me këtë rezultat, Pajaziti do të duhet po ashtu të arrijë shumicën e thjeshtë për të marrë mandatin.

Autoritetet në Serbi nuk raportuan për parregullsi të theksuara, megjithatë, opozita u ankua për ndikim të votuesve përmes një “qendre thirrjesh”, nga partia e presidentit aktual, Aleksandar Vuçiç. Ndërkohë, kjo parti, sot shpalli fitoren në shumicën e komunave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA