Washington Post zëvendëson papritur kryeredaktoren Sally Buzbee

03/06/2024 10:10

Washington Post njoftoi të dielën se kishte ndarë rrugët me kryeredaktoren, Sally Buzbee, vendim i marrë nga shefi ekzekutiv William Lewis vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës.

“Sally është një lidere e jashtëzakonshme dhe një drejtuese mediatike jashtëzakonisht e talentuar që do t’i ndihet mungesa”, tha Lewis në një deklaratë. “I uroj asaj gjithë të mirat në vazhdim.”

Ndërsa Lewis lavdëroi publikisht Buzbee të dielën, ajo mbikëqyri një periudhë veçanërisht të trazuar në gazetë. Gjatë mandatit të saj tre-vjeçar, The Post pa që pjesa më e madhe e audiencës të shpërndahej.

Ndërsa The Post festoi disa triumfe gazetarie nën drejtimin e Buzbee, duke fituar çmime të shumta, mandati i saj u ‘njollos’ gjithashtu nga luftime të ashpra në vitin 2022 që nxitën titujt kombëtarë dhe e turpëruan gazetën.

The Post tha se Matt Murray, ish kryeredaktor i The Wall Street Journal, do të zëvendësojë menjëherë Buzbee si redaktor ekzekutiv. Murray do të shërbejë në atë pozicion deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA