VIDEO/ Shkarkimi i menjëhershëm i hidrocentralit të Komanit “përzë” turistët! Ulet niveli i ujit, vizitorët kthehen pas

03/06/2024 14:22

Hapja e portave dhe shkarkimet nga hidrocentrali i Komanit në mënyrë të menjëhershme ka shkaktuar ulje të nivelit te ujit në piken turistike të “Lumit të Shalës”.

Për pasojë qindra turistë janë detyruar që të kthehen pas, pa arritur që të shijojnë bukuritë e rralla që ka kjo zonë ndërsa të tjerët, kanë rrezikuar duke ecur në këmbë mes shkëmbinjve dhe mes lumit.

Gazetari Klodian Zhivani raporton se guidat turistike dhe lundërtarët që merren me transportin e turistëve me varka po luftojnë me rrymat e ftohta të lumit në përpjekje për t’i dërguar në destinacion mes shumë vështirësive, sikurse dallohet në video.

Bizneset i bëjnë thirrje drejtuesve të HEC që të marrin masa dhe të mos ulin menjëherë nivelin e liqenit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA