‘Skuqet deti’ në Ishujt Faroe me gjuetinë tradicionale të më shumë 130 balenave pilot të vrara në gji (fotot)

03/06/2024 15:31

Një tufë prej të paktën 138 balena pilot u drejtuan dje nga peshkatarët në gjirin e gjuetisë në Ishujt Faroe ku më pas u vranë nga banorët në ritualin tradicional.

Bregu i detit u skuq nga gjaku i kafshëve që kishin mbetur të bllokuara në gjirin Hvannasund, në ishullin më verior të arqipelagut.

Tradita ‘grindadrap’, është një praktikë më shumë se 1,000-vjeçare e faroezëve, në të cilët peshkatarët rrethojnë tufën e balenave me barkat e tyre duke i drejtuar brenda hyrjes së ngushtë të gjirit.

Kafshët e frikësuara më pas dalin në breg, ku peshkatarë e banorë i presin për t’i vrarë me hushta ose mjete prerëse. Më pas misi dhe dhjami i tyre përdoren në produkte të shumta ushqimore në ishull duke siguruar një pjesë të mirë të furnizimit të sezonit.

Çdo fillim vere imazhet e vrazhda të vrasjes së balenave në breg shpërndahen në media, që shkaktojnë ankesa nga aktivistët e kafshëve për traditën e sigurimit të ushqimit në ishull.

Tufa e 50 deri në 100 balenave me flatër të gjatë ishte pikasur të shtunën vonë pranë gjirit Viðoy dhe zyrtarët morën vendimin t’i shtynin ato në brendësi të ishullit.

Dëshmitarët thanë se numri barkave të përfshira ishte më i vogël se zakonisht prej kostove të karburantit.

Llogaritjet tregojnë se të paktën 40 balena pilot u vranë në seancën e parë, të ndjekur nga një masë e dytë të dielën duke çuar numrin total në 138.

Balenat pilot flatër-gjatë janë në fakt delfinë dhe njihen për lidhjen e fortë familjare dhe jetesën në tufa të drejtuara nga femra më e vjetër.

Ato shumohen nga prilli deri në tetor dhe lindin një këlysh, një herë në disa vjet.

Ishujt Faroe janë një arqipelag autonom i mbretërisë së Danimarkës në veri të Atlantikut, mes Norvegjisë e Islandës./Daily Mail/

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA