Në dy komunat me shumicë shqiptare në Serbi, krahas edhe 87 të tjerave janë mbajtur zgjedhjet lokale.
Në Preshevë tre kandidatë për kryetarë ishin shqiptarë nga tre parti të ndryshme.
Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik, Visar Mehmeti nga Alternativa për Ndryshim dhe Ragmi Mustafa nga Partia Demokratike Shqiptare.
Pjesë e garës ishin edhe tre subjekte të tjera shqiptare dhe një serbe.
Në këtë komunë garohet për 39 mandate në Këshillin Komunal dhe shumica e thjeshtë që duhet të arrijë një subjekt për të udhëhequr është 21 vende.
Ndërkohë në Bujanoc, garuan po ashtu tre kandidatë shqiptarë Ragmi Mustafa nga PVD, Arber Pajaziti nga Alternativa dhe Nagip Arifi nga PDSH.
Në garë po ashtu ishte edhe një parti shqiptare, katër serbe dhe një rome.
Në procesin zgjedhor të së dielës në Komunën e Preshevës votuan mbi 30 përqind e qytetarëve e në Bujanoc rreth 28 përqind e qytetarëve e shfrytëzuan të drejtën e votës.
Qytetarët presin ndryshime në qeverisjen lokale, sidomos në punësim.
Autoritetet e Serbisë nuk raportuan ndonjë parregullësi të theksuar gjatë procesit megjithatë, liderët e opozitës u ankuan se partia në pushtet, Partia Progresive Serbe (SNS) vendosi “qendra të thirrjeve” për të ndikuar në votim.
Top Channel