Sherr në lagjen Rus në Shkodër! Goditet me sende të forta 62-vjeçari, dërgohet në spital në gjendje të rëndë
03/06/2024 14:49
Një person është dhunuar rëndë këtë pasdite në lagjen Rus në Shkodër.
Raportohet se pas një përleshjeje me persona të paidentifikuar, 62-vjeçari Vladimir Bruçi është goditur me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tij, afër kopshtit “Ton Alimhilli”. Për pasojë, ai ka marrë plagë të rënda në trup dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të qytetit.
Ndërkohë, ka nisur hetimi për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Top Channel