Presidenti egjiptian riemëron kryeministrin Madbouly, urdhëron formimin e qeverisë (fotot)

03/06/2024 17:43

Ai shton se qeveria e re duhet të trajtojë çështjet aktuale ndërkombëtare.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi ka shperndare qeverine dhe riemëruar sot kryeministrin Mostafa Madbouly për të formuar kabinetin e ri.

Në deklaratën e presidencës thuhej se Madbouly, i cili ka qenë kryeministër prej vitit 2018, është ngarkuar me krijimin e një qeverie të aftë për të trajtuar çështjet e brendshme si dhe ato jashtë kufijve.

Deklarata shtohen se qeveria e re duhet të ketë prioritet sigurinë kombëtare teksa sfidat ndërkombëtare e rajonale shtohen, si dhe të punojë për forcimin e ekonomisë së dëmtuar nga inflacioni dhe rënia e investimeve të huaja.

“Sot nënshkruajta Dr Mostafa Madbouly për formimin e qeverisë së re me ekspertizë deh kompetenca për menaxhimin e fazës së ardhshme të sfidave,” shkruante el-Sisi në rrjetin X.

Presidenti ka marrë mandatin e tij të tretë në prill pas fitores me 89.6 përqind të votës në dhjetor, pa sfidues seriozë në zgjedhje.

Ai urdhëroi ndryshimin e kabinetit teksa lufta brutale e Izraelit në Gaza vlon në anën tjetër të kufirit lindor.

Disa incidente kufitare janë shpalosur gjatë shtatë muajve të fundit, metë paktën një ushtarak izraelit të vrarë në kufirin pranë qytetit palestinez të Rafah.

Egjipti është përpjekur të ndërmjetësojë armëpushimin në Gaza dhe kalimin e ndihmave për palestinezët e izoluar nga ushtria, teksa më shumë se 30 000 janë vrarë prej nisjes së ofensivës më 7 tetor.

Për nga ana ekonomike, Egjipti ka marrë së fundmi hua financiare nga FMN për të përballuar inflacionin dhe rënien ekonomike të viteve të fundit, shkruan AlJaseera.

FOTO GALERI
1/2
Madbouly, i cili ka qenë kryeministër prej vitit 2018, është ngarkuar me krijimin e një qeverie të aftë për të trajtuar çështjet e brendshme si dhe ato jashtë kufijve.

Top Channel