Përmbytje masive në Gjermani, jugu nën pushtetin e ujit: Tensione për qeverinë!

03/06/2024 13:45

Kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi sot rajonet në jug të vendit, të cilat po përballen me përmbytje masive, duke risjellë në kujtesë momentet e vështira të vitit 2021, më vërshimet katastrofike të ujërave që morën atëherë gati 200 jetë njerëzish.

40 orë tmerri i përshkruan mediat vendase përmbytjet e fundit në rajonet jugore, që bënë digat të shpërthenin, detyruan me mijëra njerëz të shpërngulen e lanë komunitete të tëra në mëshirën e ujit.

Baden-Vyrtembergu dhe Bavaria janë rajonet e goditura më rëndë. Reshjet e forta vazhduan edhe pasditen e së dielës, e situata mbetet kritike në zonat përgjatë Danubit. Regensburgu, ku vërshimet e ujit dëmtuan argjinaturat, shpalli po ashtu gjendjen e katastrofës. Banorëve iu kërkua të shkojnë në katet më të larta të shtëpive. Në Bavari u evakuuan të dielën rreth 3000 vetë.

Në disa zona gjatë fundjavës brenda një dite ra kaq shumë shi sa mesatarisht bie për një muaj. Niveli i lumenjve rritet, ndërsa përmbytja pritet të zhvendoset në zona të tjera për shkak të rrjedhës. Pranë Karlsruhes, Rini kaloi pragun e 7,5 metrave, duke shënuar një rekord të ri. Reshjet janë të forta, thuhet nga Shërbimi Meteorologjik Gjerman. Kur kjo “ndesh me tokën e ngopur, atëherë mund të ketë sërish shpejt vërshime ujërash”. Në disa zona, për të ndihmuar autoritetet vendase, është angazhuar edhe ushtria gjermane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA