“Nuk kemi ambiente të mjaftueshme”/ Bojkoti i avokatëve, reagon Gjykata e Durrësit: Jemi të gatshëm për dialog

03/06/2024 13:13

Gjykata e Durrësit ka reaguar zyrtarisht pas bojkotit të avokatëve duke deklaruar arsyet që e çuan në vendimmarrjen për të lënë jashtë avokatët për shkak të hapësirave të vogla të gjykatës, volumi i punës së cilës është rritur ndjeshëm pas kalimit në Gjykatë të Juridiksionit të Përgjithshëm që mbulon 4 bashki.

Në këtë deklaratë, Gjykata e Durrësit i hap rrugë dialogut përmes një takimi me drejtues të Dhomës së Avokatisë për të parë ccdo mundësi për zgjidhjen e ngërçit të krijuar.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, duke marre shkas nga vendimi i Dhomës Vendore të Avokatisë Durrës për bojkotimin e të gjitha seancave gjyqësore civile dhe penale, vlerëson të informojë si vijon:

Shtimi i organikës me gjyqtarë dhe nëpunës të administratës, si dhe zgjerimi i juridiksionit të kësaj gjykate në katër bashki, ka rritur ndjeshëm numrin e çështjeve që gjykohen gjatë ditës.

Ambientet e godinës ku ushtron veprimtarinë kjo gjykatë janë të pamjaftueshme për ushtrimin e detyrës si nga ana e gjyqtarëve po ashtu dhe të administratës gjyqësore. Ato nuk ofrojnë garancitë e nevojshme për sigurinë fizike të gjyqtareve, zbatimin e parimit të transparencës, trajtimit dinjitoz e solemn të përdoruesve të gjykatës apo zhvillimin e seancave gjyqësore ne tërësi. Problematika e një godine të re është adresuar ndër vite.

Në kuadër të mirë administrimit të këtyre ambienteve, është vlerësuar qe palët ndërgjyqësor, për pritjen e seancave gjyqësore të qëndrojnë në hollin e Gjykatës në katin e parë dhe njoftimi i tyre te kryhet njëkohësisht si nga sekretaret gjyqësore edhe nëpërmjet sistemit audio. Theksojmë se kjo mase e marrë nga Gjykata është e diktuar objektivisht nga kushtet dhe në asnjë rast si masë që cenon aksesin në Gjykatë.

Në funksion të transparencës dhe mbarëvajtjes së punës Gjykata e Shkalles se Pare e Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës do të marrë masat për të zhvilluar sa më shpejt, takim me përfaqësues të

Dhomës Vendore te Avokatisë Durrës, për të diskutuar dhe për te gjetur zgjidhje optimale.

Gjykata e Shkalles se Pare e Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës shpreh gatishmërinë maksimale ne kuadër te bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe duke konsideruar do shqetësim te përcjellë prej përdoruesve të gjykatës, është duke marre masat he vlerësuar të gjitha alternativat e mundshme për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës.”-thuhet në reagimin e Gjykatës.

Në Durrës problematika e një godine të re për gjykatën është ngritur ndër vite, por pa marrë zgjidhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA