Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë! Do ekstradohet në Spanjë

03/06/2024 09:48

Një 28-vjeçar i identifikuar si Kristo Biba, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia në Lezhë.  

Ai u arrestua në Shkënkoll në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim ekstradimin në Spanjë.

Gjykata e Tarragonës, Spanjë, me vendimin e datës 28.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana dhe Interpol Madrid po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA