Napoli, Conte në prag të ndeshjes me Milanin: “Duam të japim gjithçka. Lukaku? Nuk ka minuta loje…
Jose Mourinho mbërriti në Stamboll dhe tashmë është gati të startojë një përvojë të re.
Në konferencën prezantuese për shtypin, këtë të hënë, trajneri portugez, i shoqëruar nga presidenti Ali Koç dhe drejtori sportiv, Mario Branco, zbuloi arsyen pse zgjodhi skuadrën turke: “Pse zgjodha Fenerbahçen? Stabiliteti, projekti që më paraqiti ishte shumë i rëndësishëm. Gjithçka është në nivel të lartë… Shkova në ambientet e klubit, niveli që pashë ishte shumë i mirë. Unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë e mia. Do të jap gjithçka për tifozët e Fenerbahçes”.
Ish-trajneri i Romës shpjegoi gjithashtu se si mësoi për interesimin e turqve dhe foli për vizionin e tij për klubin: “Personi i parë që më kontaktoi ishte Mario Branco. Më pas, Ali Koç ishte personi i parë që u kontaktua. Unë dua të shoh një projekt, jo një emër. Unë dua stabilitet.”
Trajneri portugez ka përshkruar edhe objektivat kryesore për sezonin e ardhshëm dhe në mënyrën e tij nuk i ka munguar ambicia, pavarësisht se ka shmangur premtimet:
“Zero premtime. Mund të premtoj përkushtim ndaj klubit, pasion dhe ndjeshmëri me tifozët. Ky stof tani është pjesë e lëkurës sime. Uroj që të gjithë në klub të kenë këtë mentalitet. Nuk premtoj, por objektivi ynë kryesor është fitimi i kampionatit. Ne i respektojmë tri skuadrat e tjera që garojnë në kampionat. Kualifikimi në Europa League mund të duket më i arritshëm për sa i përket suksesit, por objektivi ynë kryesor është Champions League”.
Lidhur me pritshmëritë e tifozëve dhe urinë për trofe, Mourinho u përgjigj me qetësi dhe i dha një paralajmërim skuadrës:
“Ai që duhet të jetë i durueshëm, që duhet të jetë i qetë janë presidenti, drejtorët dhe trajneri. Tifozët duhet të jenë të çmendur dhe kërkues. Nëse një lojtar nuk mund të përballojë presionin, ai nuk është mjaftueshëm i mirë për Fenerbahçen. Unë e dua atë pasion.”
Mourinho foli edhe për merkaton e transferimeve dhe thashethemet që lidhin Lukakun dhe Dybalan me gjigantin turk:
“Do të përpiqem të jem edhe më i drejtpërdrejtë. Më lejoni të jem i qartë, kam zero interes për lojtarët e Romës”.
Trajneri reagoi me ironi edhe ndaj një pyetjeje për rikthimin e Arda Güler nga Reali i Madridit: “Nëse Arda Güler dëshiron të vijë, pse jo? Nëse ai e do Fenerbahçen, nëse vjen falas dhe Real Madridi paguan 75% të pagës së tij, nuk mund të themi jo”./ Super Sport
Top Channel