Izraeli pranon planin e paqes? Zëvendësi i Netanyahut: Kërkon punë, por në parim…

03/06/2024 13:49

Izraeli duket pajtohet parimisht me marrëveshjen kornizën që ndihmon frenimin e konfliktit në Gaza, edhe pse sipas tij, ajo ka të meta dhe do ende punë.

Në një intervistë dhënë gazetës britanike, Sunday Times, Ophir Falk, këshilltar kryesor i Netanyahut për politikë të jashtme, u shpreh se propozimi i presidentit amerikan Joe Biden është “një marrëveshje me te cilën shteti hebre bie dakord- nuk është një marrëveshje e mire, tha ai, por ne duam shumë që pengjet të lirohen që të gjithë. “Janë ende shumë detaje për t’u përpunuar”, u shpreh Falk, duke shtuar se kushtet izraelite, përfshirë “lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit si një organizatë terroriste gjenocidale”, nuk kanë ndryshuar.

Një ditë më parë, këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Kirby pohoi se nëse Hamasi bie dakord mbi marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës në Gazë, Uashingtoni pret që edhe Izraeli ta pranojë planin. “Ky ishte një propozim izraelit. Të gjitha pritshmëritë tona janë që nëse Hamasi bie dakord me propozimin, që atyre iu përcoll si një propozim izraelit, atëherë Izraeli do të thoshte po”, tha Kirby në një intervistë në programin televiziv “This Ëeek” të rrjetit ABC News.

Në fund të javës së kaluar, presidenti Biden dha hollësi për planin me tre faza, i cili, pretendohet t`i japë fund luftës në Gaza. Faza e parë, tha ai, do të përfshinte armëpushimin dhe lirimin e një numri të personave që po mbahen peng. Faza e dytë, ndërkaq, do të përfshinte lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura gjallë, dhe e treta tërheqjen e ushtarëve izraelitë nga Gaza.

Hamasi e përshëndeti nismën e Bidenit, por kërkoi që propozimi të materializohet brenda kornizave të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila i plotëson edhe kërkesat e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA