Pas verifikimeve të hollësishme për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të hyjnë apo të dalin nga Republika e Shqipërisë, autoritet kanë bërë të mundur ndalimin e një 35-vjeçari në Rinas.

Policia bën me dije në dalje të Rinasit shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasin me iniciale D. R., 35 vjeç, banues në Kosovë.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Belgjikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA