
23/02 22:38
Erdenis Gurishta do të rikthehet në Kategorinë Superiore pas një viti, me mbrojtësin që sapo ka mbyllur bashkëpunimin me CSKA 1948 Sofia, në Bullgari.
Gurishta u aktivizua me skuadrën bullgare në kampionat, kupë dhe në dy ndeshjet kualifikuese të UEFA Conference League.
29-vjeçari u largua verën e kaluar nga “kuqeblutë”, teksa do të firmosë kontratën e re me Vllazninë brenda 48 orëve të ardhshme.
“SuperSport” mëson se në Shkodër, ish-kapitenin e Vllaznisë e pret një kontratë 2-vjeçare për të vijuar karrierën në Shqipëri, në vendlindjen e tij.
Top Channel