Finalja e Champions ishte e fundit për Reus me Dortmund, sulmuesi ka një destinacion të preferuar

03/06/2024 13:50

Finalja e Champions League ndaj Real Madrid që për fat të keq pati një shije të hidhur për Borussia Dortmund, ishte edhe e fundit ndeshje e Marco Reus me fanellën e verdhezinjve. Sulmuesi ka vendosur të largohet dhe të luajë vitet e fundit të karrierës në kampionatin e MLS në Amerikë.

Janë të paktën tre klubet amerikane që kërkojnë shërbimet e 35-vjeçarit. Bëhet fjalë për Los Angeles Galaxy, Charlotte Fc si dhe St. Louis City. Të parët janë atë që konsiderohen edhe favoritët për të përftuar shërbimet e Reus duke qenë se tashmë kanë takuar agjentin e lojtarit dhe është gati të përshpejtojë për të mbyllur këtë tratativë.

Megjithatë, si Charlotte ashtu edhe St. Louis City nuk janë dorëzuar dhe në vijim do të bëjnë ofertat respektive në drejtim të Reus me sulmuesin që më pas do të ketë luksin e përzgjedhjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA