Emri/ I dënuar për trafikim të lëndëve narkotike në Itali, kapet në Elbasan 45-vjeçari
03/06/2024 10:39
Një 45-vjeçar, i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, u ndalua në Elbasan.
Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj është dënuar në 11 mars 2021 nga Gjykata e Apelit Torino me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Ai do të ekstradohet drejt shtetit fqinj.
Ndërkohë, në Elbasan u arrestua edhe një 41-vjeçar, i dënuar në 4 maj të këtij viti nga Gjykata e Vlorës për vjedhje. Në 1 shtator të vitit të kaluar, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, autorët vodhën në biznesin e një gruaja, duke i marrë nga kasaforta 60.000 lekë dhe 500 euro.
Top Channel