Ka përfituar nga amnistia penale për të cilën ministri i Drejtësisë këmbënguli se nuk janë emra të rëndësishëm edhe Aleksandër Kuqo, njohur ndryshe, si i tmerrshmi i Beratit.

Nga një i dënuar i përjetshëm prej gjykatës së Milanos, 58 vjeçarit ju falën një vit e gjashtë muaj burgim nga amnistia më e fundit. Ndërkohë që kishte fituar edhe nga një amnisti më e hershme një ulje të përafërt.

I kthyer në një protagonist përmes të cilit u kuptuan defektet me drejtësinë, Kuqos së  Beratit që ishte konsideruar fajtor  në 1999 nga drejtësia italiane për vrasje me paramendim, trafik të femrave për prostitucion dhe mbajtje armësh luftarake , në Shqipëri ju konvertua dënimi në 21 vite burgim.

Ky vendim i gjykatës së Fierit që hyri në fuqi menjëherë solli arrestimin e tij në 2003, por që u pasua nga një tjetër skandal, lirimin. Një duzinë mjekësh , por edhe një prokuror dhe gjyqtar që aprovuan lirimin përcaktuan diagnozën e problemeve të shëndetit mendor të të burgosurit, të shfaqura në qeli.

Riarrestimi i Aleksandër Kuqos ndodhi sërish në 2006 dhe prej atëherë i burgosuri përmes përfaqësuesve të familjes hapi beteja të tjera në gjykata, mes tyre ulje dënimi, lënie të burgut të Zaharisë, dhe zëvendësim mase nga  mjekim i detyruar psikiatrik në mjekim të detyruar ambulator nën kujdestarinë e familjes. Veë Aleksandër Kuqos nga nga amnistia ka përfituar edhe Abedin Rexha i dënuar vite më parë për vrasjen e mjekut Behar Kastrati .

Ndërkohë që SPAK menjëherë mbas hyrjes në fuqi të ligjit pranoi zyrtarisht për TCH se nga përditësimi i të dhënave rezultonte se  40 persona kishin përfituar nga përjashtimi i dënimit dhe rreth 60 persona , ishin subjekt i përfitimit të uljes së dënimit sipas këtij ligji. Numri i personave të cilët janë liruar nga burgu si rezultat i uljes se dënimit është 15 persona pohoi SPAK.

Për çështjen e amnistisë Ministri i drejtësisë Ulsi Manja raportoi në parlament, dhe ndryshe nga çfarë kishte garantuar gjatë seancave për projektligjin se asnjë i dënuar për korrupsion nga gjykata e posaçme nuk lirohej, ministri pranoi se kishte patur edhe të korruptuar që ishin liruar nga amnistia, por asnjë prej tyre  nuk ishte simbol i korrupsionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA