83-vjeçarja niset për të takuar djalin në Athinë, por përfundon në Tiranë! Aeroporti gjerman ‘bën lëmsh’ të moshuarën

03/06/2024 11:01

Një 83-vjeçare donte të takonte djalin e saj në Athinë, i cili i kishte prerë biletën e fluturimit nga aeroporti gjerman Albrecht Dürer.

E moshuara ndodhej në karrocë me rrota dhe kërkoi ndihmë nga stafi i aeroportit, të cilët e shoqëruan deri në avion. 83-vjeçarja ishte e bindur që do të zbriste në kryeqytetin grek derisa u përball me të papriturën: e gjeti veten në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

E ndodhur në një situatë të pazakontë, në pamundësi për të komunikuar, pasi nuk fliste as anglisht, as gjermanisht, gruaja telefonoi vajzën e saj dhe më pas një punonjëse e aeroportit të Tiranës u kujdes ta akomodonte në një hotel aty pranë në pritje të një fluturimi për në Athinë.

Ndërkohë, për gabimin e tyre, punonjësit e “Albrecht Dürer” u justifikuan duke thënë se një sërë arsyesh ndikuan në ngatërresë, duke shtuar këtu faktin që 83-vjeçarja nuk dinte anglisht apo gjermanisht. Ndërkohë, për incidentin, kanë nisur hetimet, raporton BILD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA