Në qytetin e Vlorës dhe Himarës janë 1119 maturantë që kanë nisur mëngjesin e kësaj të hëne provimin e gjuhës së huaj.

Provimi zhvillohet në 6 ambiente të vendosura nga zyra arsimore Vlorë-Himarë. Provimi i maturës në rrethin e Vlorës vazhdon edhe në Selenicë që i përket rrethit të Vlorës, ku janë 84 maturantë që do të kryejnë provimin këtë të hënë.

Rreth 28 mijë nxënës-maturantë në të gjithë Shqipërinë, nisin sot provimin e parë të Maturës Shtetërore.

Përmes një video, Ministrja Manastirliu shprehu urimet më të mira dhe inkurajon maturantët që sot nisin këtë etapë të rëndësishme të jetës së tyre me provimin e parë, atë të gjuhës së huaj, e më pas me gjuhën shqipe dhe letërsinë, matematikën dhe lëndët me zgjedhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA