Foto Ilustruese

Një zjarr ka rënë rreth orës 16:00 të ditës së sotme në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat.

Gazetari i Top Channel, Bledar Korreshi, raporton se zjarri i rënë në një banesë private në këtë lagje është parë nga banorët përreth, të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit.

Ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë e zjarrfikësve dhe policisë ka sjellë neutralizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit në një kohë të shkurtër.

Fatmirësisht në banesë nuk kishte asnjeri në momentin e rënies së zjarrit, që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Si pasojë e zjarrit është djegur njëra nga dhomat e katit të parë të banesës së shtetasit A. Merko.

“Rreth orës 17:00, në banesën e shtetasit L. M., në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA