Fermerët përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti se s’të njoh, pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? Zbrisnit poshtë
Finalet janë për t’u fituar dhe Reali ia doli sërish.
Edhe pse Borussia Dortmund dominoi për rreth një orë dhe i bëri të vuanin, spanjollët goditën në momentin e duhur me Carvajal dhe Vinicius Junior. Dhe dërguan trofeun e Championsit për herë të 15-të në Madrid.
Të shumta mesazhet për “Los Blancos”, teksa nuk mungon as ai i “armiqve” të një jetë: Barcelonës. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi katalanas uron Realin për triumfin e jashtëzakonshëm në “Wembley”.

Ndërkohë, te Dortmundi ka trishtim, por edhe krenari për rrugëtimin fantastik që djemtë e Terzic zhvilluan këtë edicion. Duke i shkuar afër suksesit final, që do të ishte i dyti në histori.
“Futbolli nuk është një përrallë dhe nuk ka gjithmonë një fund të lumtur“, lexohet në postimin e verdhezinjve në faqen zyrtare. Më pas falënderimi për tifozët e zjarrtë dhe të mrekullueshëm.
“Historia jonë vazhdon dhe ne nuk mund ta bënim pa mbështetjen tuaj. Muri ynë i verdhë mbi gjithçka, faleminderit të gjithëve”.

Top Channel