Një 40-vjeçar është vënë në pranga, pasi plagosi me thikë 34-vjeçarin Hariz Shushku-n.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se plagosja ndodhi pas një sherri për motive pronësie (truall).
Blerim Balla është vënë në pranga, pasi policia u njoftua për një ngjarje në zonën e Farkës.
I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Farkë, rreth orës 18:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi B. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel