VIDEO/ Parandalohet ngjarja e rëndë në Durrës! Dy vëllezërit dhunojnë dhe kërcënojnë me armë fqinjin e tyre që sapo ishte kthyer nga emigrimi

02/06/2024 13:28

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Durrës.

Dy vëllezërit, Arjan Gega dhe  Gjin Gega kanë dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri një 20-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17/1 Durrës, ku dy vëllezërit, sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme për një përplasje automjetesh, janë konfliktuar me të.

Sikurse duket në video, konflikti ka ndodhur në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, ku fillimisht e kanë qëlluar me grushte, e më pas kanë qëlluar në ajër me armë për ta kërcënuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ndërsa vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Përndjekja” , ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakedhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA