“Kërkojmë falje”/ Denigronin drejtuesit e policisë përmes një portali, Gjykata jep vendimin për Ervis Hasanagën dhe punonjësen e AMP
02/06/2024 11:55
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Ervis Hasanagën dhe ish-punonjësen e AMP, Regina Omeri, të cilën janë në akuzë për falsifikim kompjuterik.
Ata u arrestuan pasi në bashkëpunim me punonjësin tjetër të AMP, Kushtrim Selimi, i cili është ende në kërkim, dyshohet se publikonin shkrime me përmbajtje jo të vërtetë për drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.
Arrestimi i tyre u cilësua i ligjshëm nga ana e gjykatës, ndërsa mbrojta paralajmëroi ankim të vendimit në Apel.
Gjatë seancës, dy të arrestuarit kanë shfaqur pendesë në gjykatë dhe kanë kërkuar falje.
Top Channel