Tatimet “falin” profesionistët, 9 mijë tatimpaguesve do t’ju njihen 30% shpenzime afrofe

01/06/2024 12:16

Pasi profesionistët e lirë kanë depozituar një sërë padish ligjore në Gjykatë Kushtetuese me kërkesa për parregullsi dhe shfuqizim të pjesshëm të ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat, që fut në skemë edhe rreth 25 mijë biznese që furnizojnë shërbime, ka ardhur reflektimi i parë nga tatimet.

Administrata tatimore njofton se 9 mijë profesionistë nga 25 mijë që janë aktualisht pjesë e skemës ligji u jep të drejtën që tu njihen shpenzime afrofe në masën 30%.

Tatimet bëjnë me dije se profesionistët e lirë që sipas ligjit i lind e drejta për tu njohur shpenzimet ndahen në tre kategori. Në grupin e parë bëjnë pjesë ato biznese që kanë dy përgjegjësi tatimore gjatë këtij viti, në të dytin bizneset e hapura rishtazi që kanë gjeneruar këste në tremujorin e parë të këtij viti dhe të tretët përfitues janë bizneset me xhiro deri në 1 milion lekë, për të cilët ishte llogaritur paraprakisht.

Për pjesën tjetër të bizneseve, Tatimet bëjnë me dije se do t’i reflektohet njohja e shpenzimeve në deklaratën e vitit të ardhshëm.

Mosnjohja nga Tatimet e shpenzimeve afrofe në masën 30% për këstet e parapagimit të tatim-fitimit ishte një nga pikat më të kontestuara të zbatimit të ligjit të ri. Për profesionistët e lirë kjo ishte e padrejtë, duke mos qenë pjesë e skemës janë treguar të pakujdesshëm me llogaritjen e shpenzimeve, gjë që ka penalizuar shumë prej tyre me këste të larta deri në 900 000 lekë për një vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA