Kuqezinjtë kanë mbërritur pasditen e djeshme në Austri ku do të qëndrojnë për rreth 9 ditë, për përgatitjen e Europianit, ndërkohë që gjatë këtyre ditëve do të zhvillojnë edhe dy ndeshjet e fundit miqësore përpara atyre zyrtareve
Paraditen e sotme kombëtarja ka zhvilluar seancën e parë stërvitore e 25 lojtarëve, pasi mbrëmjen e djeshme i është bashkuar edhe Taulant Seferi, i cili nuk ishte në grumbullimin e Tiranës, gjithashtu mungojnë ende të tjerë nga lista prej 27 lojtarësh, që ka grumbulluar trajneri Sylvinho.
Mungojnë ende Amir Abrashi i cili mbrëmjen e djeshme ka mbyllur ndeshjet me klubin e tij dhe pritet t’i bashkohet ekipit ditën e sotme, ndërkohë që kapiteni Berat Gjimshiti do t’i bashkohet i fundit grumbullimit, ditën e nesërme sipas programit.
Në këtë seancë stërvitore të parë ashtu si në të gjithë këtë grumbullim kaq të rëndësishëm bie në sy atmosfera mjaft positive brenda ekipit të cilët duken të karikuar dhe të paduruar për këtë Europian. Edhe pasditen e së shtunë ekipi do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore ndëerkohëq ë mëngjesin e së dielës do të niset për në Hungari, ku do të zhvillojë stërvitjen atje, pasi të hënën e 3 qershorit do të luaj ndeshjen e parë miqësore atë me Lihteshtejnin. Për këtë arsye të dielën do të zhvillohet vetëm një seancë stërvitore dhe konferenca për shtyp e trajneri pasdite.
Udhëtimi nga vendi i grumbullimit në Austri deri në Haladas në Hungari ku do të zhvillohet ndeshja është rreth 1 orë dhe skuadra do të lëvizi me autobus, për t’u rikthyer menjëherë pas ndeshjes edhe të vazhdojë programin stërvitorë. Ndërkohë ndeshja e dytë, do të jetë më 7 qershor ndaj Azerbaixhanit në të njëjtin vend, një ditë përpara nisjes për në Gjermani.
Top Channel