Pas përvojës së fundit zhgënjyese në Itali, në radhët e Salernitanës, Jerome Boateng hap një kapitull të ri të karrierës së tij në perëndim. Mbrojtësi gjerman, i cili ka spikatur vite më parë të gjigantët e Bayernit, është lojtar i ri i LASK Linzit, në Austri.
Ish-lojtari i kombëtares së Gjermanisë fluturon për në Austri dhe firmos deri në qershor të vitit 2026. Vetë klubi e bëri të ditur marrëveshjen nëpërmjet një njoftimi në kanalet zyrtare:
“Kampion bote, dy herë fitues i Championsit, nëntë herë kampion i Bundesligë: me CV-në e tij të suksesshme, Jerome Boateng konsiderohet një emër i madh në futbollin ndërkombëtar. LASK Linzi ishte në gjendje të firmoste me ish-mbrojtësin e Bayernit të Mynihut. 35-vjeçari gjerman ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, deri në verën e vitit 2026”./Super Sport
Top Channel