FOTO/ Kuqezinjtë nisin përgatitjet në Austri, dy mungesa në stërvitjen e parë

01/06/2024 16:24

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjen për Euro 2024 me kuqezinjtë që kanë zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore pas mbërritjes në Grac një ditë më parë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë punuar me grupin për më shumë se një orë me ngarkesë të plotë dhe i gjithë proces stërvitor ka shkuar normalisht.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me grupin është bashkuar në këtë seancë edhe Taulant Seferi, i cili u stërvit rregullisht dhe gëzon gjendje të mirë fizike, ashtu si edhe pjesa tjetër e skuadrës.

Ndërkohë, ekipi do të vijojë me përgatitjet e fundit nesër në prag të miqësores së parë të qershorit, asaj ndaj Lihtenshtejnit, që zhvillohet më datë 3 qershor, duke nisur nga ora 20:00 në stadiumin “Haladas” të Hungarisë.

Sakaq, me grupin sot do të bashkohet edhe mesfushori Amir Abrashi, ndërkohë që i fundit do të vijë në grumbullim Berat Gjimshiti, pasi të ketë përfunduar angazhimet e tij me klubin e Atalantës. /Supersport

FOTO GALERI
1/5

Top Channel