Finalja e Champions League/ Kush do jenë kampionët e Europës, Borussia Dortmund apo Real Madrid

01/06/2024 15:34

Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet mbrëmjen e sotme në Wembley, ku Borussia Dortmund ose Real Madrid do të kurorëzohet si kampion i Evropës.

Borussia Dortmund po kërkon të fitojë kompeticionin për herë të parë në 27 vjet, ndërsa Real Madrid po kërkon titullin e 15-të të Championsit. Skuadra e Edin Terzic ishte surpriza e turneut dhe arriti t’i shpëtojë grupit të “vdekjes” duke u renditur mbi AC Milan, PSG dhe Newcastle United.

Ata më pas vazhduan duke mposhtur PSV Eindhoven dhe Atletico Madrid në çerekfinale, përpara se të kalonin në finale duke mposhtur Paris Saint Germain. Dortmundi ka pasur shumë më tepër sukses në Evropë sesa në në Bundesligë, ku u renditën në vendin e pestë. Sa i përket Real Madridit, skuadra e Carlo Ancelottit nuk është e ‘huaj’ për një finale evropiane dhe ishte kampione vetëm dy sezone më parë kur goli i Vinicius Junior siguroi një fitore 1-0 ndaj Liverpoolit.

Madridi ishte gjithashtu fitues i grupit të tyre këtë sezon me 18 pikë. Ata më pas mundën RB Leipzig, Manchester City, dhe Bayern Munich për të arritur në finale. Kjo është hera e parë që Madridi arrin në një finale të Kupës Evropiane pa humbur asnjë ndeshje. Brenda vendit, ata kanë arritur të fitojnë me lehtësi La Ligën, duke grumbulluar 95 pikë. Legjenda e Borussia Dortmund, Reus do të luajë ndeshjen e tij të fundit për klubin pas 428 paraqitjeve. Ndeshja e fundit edhe për Sancho, i cili aktualisht është në huazim ndërsa Hummels, ende nuk ka rënë dakord për një kontratë të re.

Sa i përket Real Madridit, Toni Kroos ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli pas Euro 2024, që do të thotë se kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit për Real Madridin pasi ka bërë 464 paraqitje për gjigantët spanjollë. Portieri Andriy Lunin, i cili ka luajtur në të gjitha ndeshjet me eliminim direkt, është izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës për shkak të gripit dhe me gjasë finale do ta luaj portieri I parë madrilen I rikthyer tashmë Tibo Kurtua.

Top Channel