Ukraina merr dritën jeshile? “Të përdoren armët amerikane kundër Rusisë”!

31/05/2024 07:24

Presidenti i SHBA-së Joe Biden i ka dhënë Ukrainës lejen të përdorë armët amerikane për të kryer sulme brenda Rusisë, por vetëm në afërsi të rajonit të Kharkivit dhe për qëllime të kufizuara mbrojtjeje.

Forcat ruse kanë avancuar ndjeshëm javët e fundit në këtë zonë pas ofensivës së befasishme të forcave të Moskës atje. Vetëm mëngjesin e sotëm, zyrtarë ukrainas raportuan për tre të vrarë dhe 16 të plagosur nga bombardimet ruse, që goditën një bllok apartamentesh në periferi të qytetit të Kharkivit. Nga sa pohojnë mediat e mëdha të huaja megjithatë, qëndrimi i Washingtonit është që Ukraina të mos përdorë raketa amerikane me rreze të gjata veprimi apo ATACMS, si dhe municione të tjera për të kryer sulme brenda Rusisë, nuk ka ndryshuar.

Vendimi i Bidenit lejon që armët, me të cilat SHBA-ja e furnizon Ukrainën, të përdoren vetëm për “qëllime mbrojtjeje në rajonin e Harkivit, në mënyrë që Ukraina t’iu përgjigjet forcave ruse të cilat e sulmojnë atë, apo përgatiten për ta sulmuar”.

I pyetur nga CBS nëse politika e re përfshinte goditjen e një avioni rus, një zyrtar amerikan që deshi të mbetej anonim u shpreh: “Ne kurrë nuk i kemi thënë Ukrainës se nuk mund të rrëzojnë në tokën ruse një avion rus i cili po shkon për t`i sulmuar ata”. Muajt e fundit, Rusia ka kryer sulme të pareshtura ajrore dhe tokësore kundër Ukrainës, e cila po përballet me mungesë municioni. Kievi i është lutur aleatëve ta përshpejtojnë dërgimin e municionit, si dhe ka kërkuar që t’i lejohet të përdorë armë me rreze të gjata veprimi – pasi e ka të kufizuar përdorimin e tyre brenda territorit të Rusisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA