Rusia e paftuar në festën e 80-vjetorit të Luftës së Dytë Botërore! I pranishëm do jetë Biden dhe Zelensky

31/05/2024 08:15

Rusia nuk do të ftohet në festimet e 80-vjetorit të Luftës së Dytë Botërore të javës së ardhshme për shkak të luftës në Ukrainë dhe shqetësimit të disa aleatëve me praninë e Moskës zyrtare, zbuluan dy burime diplomatike.

Organizatorët thanë në prill se presidenti Vladimir Putin nuk do të ftohej në ceremoninë në Francë, por se disa përfaqësues rusë do të ishin të mirëpritur si një shenjë njohjeje për sakrificën e luftës që Rusia bëri në atë kohë.

Tani burimet thonë se asnjë zyrtar rus nuk do të ftohet në përkujtimore, ku do të marrin pjesë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Tre diplomatë të tjerë të BE-së thanë për mediat britanike në fillim të këtij muaji se një numër anëtarësh kishin thënë se do të ishin të pakëndshëm nëse Rusia merrte pjesë në ceremoni, më shumë se dy vjet pasi Putin dërgoi trupa në Ukrainë.

Më 6 qershor 1944, më shumë se 150 mijë trupa aleate nisën zbarkimet e Ditës D (D-Day) në Normandi nga ajri, deti dhe toka, një operacion që përfundimisht çoi në çlirimin e Evropës nga Gjermania naziste.

Zyrtarët rusë kanë marrë pjesë në ceremonitë e Ditës D në vitet e mëparshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA