Përfundojnë punimet në Urgjencën e QSUT/ Burime për TCH: Në javën e parë të qershorit pritet të ofrojë kapacitet të plotë

31/05/2024 11:27

Përfundojnë punimet në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në spitalin qendror në Qsut.

Burime për gazetaren e Top Channel, Alma Demiraj thonë se kanë nisur testimet e nevojshme që me gjasë në javën e parë të muajit qershor urgjenca dhe i gjithë spitali qendror të ofrojnë shërbim shëndetësor me kapacitet të plotë.

Më 11 shkurt të këtij viti një shkëndijë elektrike në një nga dhomat teknike në katin e 2-të dëmtoi të gjithë sistemin elektrik çka bëri të pezullohet puna në spitalin e ri.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA