Miqësoret para “Euro 2024”, Kombëtarja niset drejt Austrisë

31/05/2024 13:06

Ekipi i Kombëtares është nisur këtë të premte drejt Austrisë, për ndeshjet e ardhme miqësore.

Skuadra do të vazhdojë atje stërvitjen, për të zhvilluar më pas ndeshjen me Lihtenshtejnin, në 3 qershor, ora 20:00. Ndërkohë, në Hungari, në 7 qershor, ora 19:00, Shqipëria përballet dhe Azerbajxhanin.

Ndërkohë, në datën 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë, ku do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau.

Kombëtarja kuqezi do të debutojë në finalet e Europianit në datën 15 qershor. Në takimin e parë ndaj Italisë, që do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Ndeshjen e dytë katër ditë më pas, më 19 qershor kundër Kroacisë. Duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

Ndërsa takimin e fundit në grupin B, Shqipëria do ta luajë përballë Spanjës. Në datën 24 qershor, në stadiumin “Dusseldorf Arena”, prej orës 21:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA