Mbuloi logon e komunitetit LGBTQ+, në Francë dënim shembullor për mesfushorin

31/05/2024 21:34

Në Francë bëri shumë të diskutohej gjesti i lojtarit të Monaco në fundin e sezonit futbollistik të Ligue 1. Mohamed Camara, vendosi të mbulonte logon e komunitetit LGBTQ+ në fanellë teksa për këtë gjest, Federata e ka dënuar me katër ndeshje pezullim.

Drejtuesit e Monaco nuk do të ngrejnë asnjë apelim për këtë rast, teksa drejtori i përgjithshëm i francezëve, Thiago Scuro theksoi se e respektojnë dënimin nga Federata ndërsa shtoi se për lojtarin do të ketë edhe një dënim të brendshëm nga vetë klubi.

“Jemi shumë të zhgënjyer për këtë sjellje të lojtarit tonë, prandaj respektojmë vendimin e Federatës. Kemi nisur tashmë të punojmë për vendimin që do të marrë vetë klubi, do të punojmë që një gjest i tillë të mos përsëritet më kurrë”, u shpreh Scuro.

Kampionati francez do të startojë më datë 12 gusht, por Camara mund të aktivizohet vetëm në muajin shtator, gjithnjë nëse Monaco vendos ta mbajë lojtarin edhe për sezonin e ardhshëm./Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA