Një dyqan në dukje mikpritës e i pafajshëm nga emigrantë nga Evropa lindore në lindje të Londrës, ishte kthyer në qendrën më të madhe të mashtrimit me asistencën sociale dhe identitetet e rreme, njoftonte autoritetet britanike.
Zyrtaret thanë se mashtruesit profesionistë të arrestuar kishin në zotërim më shumë se 6,000 identitete për të akumuluar fitime në mbi 50 milionë paundë gjatë 25 vjeteve me pretendimet e rreme të asistencës sociale për emigrantët ose qytetarë të tjerë te huaj.
Policia publikoi momentet e bastisjes në qendrën e mashtrimit të menaxhuar nga bullgarë, pesë prej të cileve janë burgosur menjë total prej 25 vitesh burg.
Mashtrimet e asistencës përfshinin kryesisht qytetarë bullgarë dhe emigrantë të tjerë të jashtëligjshëm, shpeshherë persona që jetonin në vendet e tyre të origjinës dhe nuk kishin qenë kurrë në Angli.
Grupi evropiano-lindor kishte një total prej tre pikash falsifikimi në Londër u hartoheshin kontrata të rreme qiraje, flatepagesa të rreme apo letra punësimi, me të cilat emigrantët e rremë përfitonin paratë e asistencës nga agjencitë shtetërore britanike, apo kujdesin shendetësor në klinikat shtetërore.
Pas bastisjes së tre fabrikave të mashtrimit policia sekuestroi kompjuterë, shumë prej të cilëve të lidhur me faqen zyrtare të asistencës financiare ‘Universal Credit’ si dhe dosje të tëra me pretendime të rreme financiare për emigrantët për arsye nga më të ndryshmet.
Banda doli para gjykatësit Judge David Aaronberg në gjykatën e WoodGreen në lindje të Londrës, ku u tha se drejtuesja e grupit Galina Nikolova, 38 vjeçe, ishte përgjegëjse për të paktën 25millionë paundë nga taksapaguesit që u ishin dhënë emigrantëve fiktive me pretendime të rreme.
Aaronberg tha: “Ti sistematikisht ke vjedhur financat shtetërore me mekanizmin e mbështetjes sociale për të financiar stilin ekstravagant të jetesës, tëndin dhe të miqve të tu.
“Bashkë me të tjerë që nuk janë këtu, ky është mashtrimi më i madh i këtij tipi i gjykuar ndonjëherë në Britani”.
Drejtuesi tjetër i grupit Gyunesh Ali, 33 vjeç, publikoi në në rrjet video ku lëshonte tufa me paundë ndaj një gruaje të panjohur.
Ali, Nikolova, dhe i dashuri i saj Stoyan Stoyanov, 27 vjeç, së bashku me Tsvetka Todorova, 52 vjeçe, e Patritsia Paneva, 26, iishin arrestuar më 5 maj 2021.
Stoyanov pozonte menjë tatuazh të së dashurës mashtruese Nikolava në krah, teksa postonte foton në rrjetet sociale me një trëndafil në dorë.
Nikolova kishte një zyrë përkthimi në Bullgari nga ku merrte identitetet e rreme për aktivitetin kriminal në Britani.
Në apartamentin e saj hetuesit gjetën ora Rolex mallra të shtrenjta dhe tufa me para.
Gjykatësi Aaronberg, shtoi se mashtrimi kryer ishte “i shkallës industriale”, para se të dënonte dy drejtuesit e rrjetit me nga tetë vjet burg secili./DailyMail/
Top Channel