Maliq/ 27-vjeçari bie nga çatia e banesës, niset me urgjencë drejt spitalit

31/05/2024 14:20

Më datë 31.05.2024, rreth orës 13:15, në fshatin Pirg, Maliq, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Pirg, duke rregulluar çatinë e banesës së shtetasit R. Z., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga çatia dhe ka marrë dëmtime trupore. Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.

Ndërsa pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA