Gjyqtari Taulant Banushi lë gjykimin e “Plumbit të Artë”, shkak mbingarkesa e dosjeve! Ja kush pritet ta zëvendësojë
31/05/2024 12:05
Gjyqtari Taulant Banushi dha dorëheqjen nga gjyqi i Plumbit të Artë për shkak të mbingarkesës së gjykimeve në gjykatën e Tiranës.
Kërkesa e tij u pranua dhe ai u zëvendësua me gjyqtari Bib Ndreca i cili është kthyer në detyrë pasi javën e kaluar e konfirmoi KPA.
Ishin të pranueshëm të gjithë të akuzuarit dhe të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Erjon Alibeaj raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Ndërkohë mungonin shtatë avokatë të cilët argumentonin se ishin në procese të tjera.
Seanca u shty në datë 14 qershor dhe siç raporton Anila Hoxha, procesi është në seancën paraprake.
Top Channel