Ekipi i basketbollit “Besëlidhja” e ka festuar në sheshin Gjergj Kastrioti me qindra qytetare titullin e pare kampion në basketboll për meshkuj.
Ekipi i drejtuar nga Afrim Bilali është pritur fillimisht në bashki nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu që ka falënderuar sportistet për këtë sukses të arritur që bënë krenar një qytet të tërë pas shumë vitesh, ndërsa ka shtuar se tashmë mbetet pjese e rëndësishme ndërtimi i pallatit të sportit dhe sipas tij kjo pritet të ndodhe shumë shpejt.
Trajneri Afrim Bilali nuk e ka fshehur krenarinë dhe emocionet për suksesin që rendit Lezhën në listën e kampioneve në një kohë kur askush se besonte
27 fitore pa asnjë humbje ka qenë krenari e emocion dhe për vete basketbollistet që sipas tyre është fryti i një pune të gjatë dhe seriozitetit në grup.
Titulli i parë kampion të “Besëlidhjes” në basketboll për meshkuj vijoj me festime në shesh deri vonë me dy artistet Klajd Haruni dhe Bruno.
Top Channel