Ancelotti nuk e sheh Bellinghamin si mesfushor, cili nga “big”-ët e sulmit do të sakrifikohet?

31/05/2024 08:38

Kylian Mbappé bëri të ditur të enjten se së shpejti do të zyrtarizohet klubi i tij i ardhshëm.

Sigurisht që nuk është mister se cila do të jetë faza e ardhshme e karrierës së tij.

Pas largimit nga Paris Saint-Germain, “ylli” i kombëtares franceze do të transferohet te Reali i Madridit dhe do të rimbushë një repart, atë ofensiv, i cili tashmë po vlon me talente: Vinicius Junior, Rodrygo, Jude Bellingham dhe së shpejti nënshkrimi i radhës, Endrick. Pra, si do të luajë skuadra e Carlo Ancelottit vitin e ardhshëm?

Në Spanjë, shumë tifozë e imagjinojnë Realin me treshen Vinicius-Rodrygo-Mbappé, me Bellingham në një pozicion më të tërhequr, në vijën e mesfushorit. Por Ancelotti nuk e sheh kështu. Sipas asaj që raporton “Relevo”, trajneri italian beson se një dislokim i tillë do të prishte ekuilibrin e skuadrës, sidomos në ndeshje të rëndësishme.

Për të, Rodrygo, Vinicius dhe Mbappé nuk mund të luajnë së bashku që në fillim, të paktën jo në ndeshjet kundër skuadrave të rëndësishme. Kryesisht për arsye të ekuilibrit, presionit dhe qasjes mbrojtëse.

Është e qartë se nënshkrimi me Mbappenë e detyron Don Carlon të rishikojë planet e tij dhe gjithashtu e vendos atë në një situatë disi të vështirë me drejtuesit.

Ish-lojtari i Milanit dhe Napolit, megjithatë, nuk synon apriori të kënaqë dëshirat e drejtuesve të tij dhe thjesht duhet të zëvendësojë Rodrygon me Mbappénë në njëmbëdhjetëshen e parë.

Kjo do të shpjegonte edhe daljen e fundit publike të Rodrygos në një intervistë me DAZN: “Gjithçka mund të ndodhë. Unë kam kontratë këtu, por… Vitet që kalova këtu ishin shumë të mira për mua. Siç e kam thënë gjithmonë, dua të qëndroj në ky klub, por të shohim se çfarë do të ndodhë”. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA