Nga De Niro te Chuck Norris dhe Julia Roberts, si janë ndarë yjet e Hollywood mes Biden e Trump

30/05/2024 22:16

Çdo katër vjet kandidatët presidencialë në Shtëpinë e Bardhë janë të etur për të rekrutuar emra të mëdhenj të Hollivudit që mund të ushtrojnë ndikim te elektorati.

Këtë herë, me Biden dhe Trump që po vuajnë vlerësimin e ulët të masës dhe me garën jashtëzakonisht e ngushtë, çdo qëndrim nga yjet e spektaklit mund të jetë vendimtar.

Robert de Niro është mbështetës i demokratëve dhe kritik i ashpër i Trumpit. Njësoj edhe George Clooney i deklaruar hapur pro-Biden, apo edhe Julia Roberts një demokrate e flaktë së bashku me Tom Hanks.

Po me Trumpin kush është? Deri tani i ka ofruar mbështetje publike Chak Norris, ndërsa Dean Kain dhe po ashtu Kelsei Grammer e John Voit janë pozicionuar pro republikanit.

“Në këto zgjedhje përfshirja e yjeve do të jetë më e rëndësishmja ndonjëherë në historinë amerikane,” thonë strategët e komunikimit politik.

“Është absolutisht thelbësore që të famshmit dhe influencuesit të ndihmojnë gjithashtu një pjesë të mirë të votuesve për të kapërcyer dezinformimin dhe mungesën e informacionit të gjeneruar nga mediat sociale.”

Ndërkohë, kandidatin e pavarur Robert Kenedin e ka mbështetur ndër yjet e hollivudit deri tani vetëm Kevin Spacey.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA