I zbritën nga avioni se vinin erë, tre afro-amerikanët bëjnë padi për racizëm

30/05/2024 21:20

Tre afrikano-amerikanë, Alvin Jackson, Emmanuel Jean Joseph dhe Xavier Veal, paditën ‘American Airlines’, nën pretendimin se ata u detyruan të zbrisnin nga një avion pak para nisjes, pas ankesës së një stjuardese të bardhë për erën e një pasagjeri tjetër (afro-amerikan).

TGcom24, teksa citon BBC, shkruan se të tre pasagjerët nuk ishin ulur bashkë dhe se nuk e njihnin njëri-tjetrin. Ndër të tjera shtojnë se nga fluturimi u përjashtuan edhe të tjerë afrikano-amerikanë, më 5 janar nga Phoenix, Arizona në Nju Jork.

“American Airlines na veçoi se jemi të, na turpëroi dhe na poshtëroi”, thanë denoncuesit në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të mërkurën.

Nga ana e saj, American Airlines, me seli në Teksas, deklaroi se është duke hetuar këtë çështje.

Sipas ankesës federale të paraqitur nga grupi i mbrojtjes së konsumatorëve, atakishin zënë tashmë vendet e tyre dhe po përgatiteshin të niseshin nga Phoenix kur një stjuardesë iu afrua secilit prej tyre dhe u kërkoi atyre të dilnin nga avioni.

Të tre pretendojnë se kanë vënë re, ndërsa largoheshin, se “çdo zezak në fluturim po largohej”.

Më vonë, në portën e imbarkimit, të tre së bashku me pesë persona të tjerë që iu bashkuan, dyshohet se u informuan nga një agjent i linjës ajrore se ata ishin “larguar sepse një stjuardesë e bardhë ishte ankuar për erën e trupit të një pasagjeri”.

“Nuk ka asnjë shpjegim tjetër përveç ngjyrës së lëkurës sonë. Është e qartë se ishte diskriminim racor”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Punonjësit e ‘American Airlines’ më pas dyshohet se u përpoqën t’i merrnin ‘të përjashtuarit’ në fluturime të tjera, por atë natë nuk kishte më fluturime të disponueshme për në Nju Jork.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA