BE nuk heq masat ndaj Kosovës? Rekomandimi në “sirtar”, Stano: Duhet pajtim!
15/11 14:57
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Prishtinë.
Sipas policisë së Prishtinës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, në zonën e Hajvali, ku për pasojë ka humbur jetën një foshnjë vetëm 1 vjeç. Rrethanat e aksidentit nuk dihet ende.
“Sot rreth orës 13:00, një aksident që ka ndodhur në Hajvali. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një fëmijë një vjeç”-ka njoftuar zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.
Policia ndërkohë po sqaron shkaqet e aksidentit të rëndë.
Top Channel