“Amanet Bardhin”, Rama batuta me rektorin e Universitetit BOKU-u: U bëtë heroi ynë, kur të takosh Shën Pjetrin në botën e përtejme do të thotë… 

28/05/2024 18:37

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në marrëveshjen e partneritetit të nënshkruar mes Universitetit Bujqësor të Tiranës me Universitetin BOKU të Vjenës, i bëri edhe një falenderim rektorit Hubert Hasenauer, të shoqëruar me batuta. 

Rama: Hubbert kam për të të thënë diçka sepse kur u takuam për herë të parë nuk e kam harruar kurrë se  si më shihje me sytë e tu. U ndjeva si përballë Interpolit, Europolit. Por tani po të them që jo vetëm na mbështetët, por vendosët të bëheni heroi ynë sepse jeni menaxheri i programit. Jeni njeriu që garanton martesën, që siguron që të dyja palët të jenë të lumtuara dhe kur të ketë zënka t’i qetësojmë.

Unë jam rritur nga një gjyshe që ishte rritur nga një katolike. Më thoshte ‘do të takohesh me shumë njerëz në jetë, do të duhet të flasësh të dëgjosh, por takimi i fundit është më i rëndësishëm, me një burrë të vjetër, me flokë të bardha të gjata që quhet Shën Pjetër. Do t’i kërkosh të të gjejë një vend në parajsë. Do të thotë ‘çfarë ke bërë në botën që le pas’. Nuk mjafton të thuash që ishe njeri i mirë, bëra punën time, ushqeva familjen.. sepse ajo që është kyç për biletën për në parajsë është ajo që bën për të tjerët.

Ubbert nuk kam dyshime që je njeri i mirë, nuk kam dyshim që e ke ushqyer me ndershmëri familjen tënde, por kur të shkosh para Shën Pjetrit nuk dot të mjaftojë. Mund të thuash që kam qenë rektor i BOK-ut, por kur do të thuash që ndihmova UBT në Tiranë, do të thotë ‘ biri im ti meriton të shkosh në parajsë menjëherë’. Mbaje mend këtë dhe do të më kujtosh dhe mua, kur Shën Pjetri të marrë vesh që ke ndihmuar Shqipërinë, saqë është gjëja me më pagjasë të bësh në jetë, por ja ku je, ja ku po e bën sepse Zoti të do.

“Shumë faleminderit të gjithëve dhe amanet Bardhin”, e përfundoi Rama, për rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku.

Top Channel