Mashtrimi financiar si fenomen, flasin ekspertët: Skandali i mikrokredive prej tregut të parregulluar

26/05/2024 19:57

Fenomeni i mbledhjes së kredive të këqija përfundoi në mashtrim financiar dhe vjedhje të pronave për të paktën 4 mijë dosje sipas hetimeve paraprake të Prokurorisë Tiranë.

Për këtë janë dhënë 9 masa arresti për personat e përfshirë, ndërsa Banka e Shqipërisë ka pezulluar dhe marrë në administrim dy kompanitë e mikrokredive “Microcredit Albania” dhe “FINAL”. Ekspertët mendojnë se ky fenomen erdhi si pasojë e një tregu të parregulluar dhe mbikqyrjes së dobët

 “Marrëdhëniet e ndërtuara në bazë të kodit civil janë të tilla që përcaktojnë se nëse unë ju jap para borxh dhe ju nuk m’i ktheni, maksimumi që mund të bëj është t’ju dërgoj në gjyq, por familjes tuaj nuk mund t’i marr  tokën, shtëpinë, siç ka ndodhur me një numër shumë të madh që llogaritet mes 100 – 150 familjeve shqiptare”, u shpreh Zef Preçi.

“Problemi më i madh që shtrohen në rastet e huamarrjeve grabitqare tek shtresat e huamarrësve që nuk kanë arsimim dhe edukim të tyre është një thënie që thotë që në momentin që ka shumë peshq është mirë të bëhesh peshkaqen”, tha Arben Malaj.

Si e vlerësoni rolin e Bankës së Shqipërisë në këtë aspekt?

 “Në këtë aspekt tre masat kryesore , e para dhe mbi të gjitha është masa efektive e interesit dhe nëse kjo rritet më shumë pra interesat sesa kreditë atëherë funksionimi i këtyre institucioneve kredidhënëse jobanka ndez një shenjë të kuqe që diçka duhet mbikëqyrur më fort që gjërat të mos përkeqësohen”, tha Malaj.

“Gjithçka fillon dhe mbaron te banka, që do të thotë se Banka e Shqipërisë se ka privilegjet e duhura, hapësirën ligjore dhe vendimmarrëse, nismat ligjore etj. për të rregulluar sistemin”, u shpreh Preçi.

Çfarë ndryshimesh të reja ligjore mendoni se nevojiten për të rregulluar këtë treg?

 “Institucionet si Banka e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi i Shqipërisë bazuar edhe në përvojën e vendeve të tjera duhet të ndërtojnë një bazë ligjore, ta përditësojmë nëse është e nevojshme në mënyrë që të minimizojmë numrin e shqiptarëve të cilët mund të bien viktima të kësaj praktike”, tha Arben Malaj.

 “Fenomeni i shitjes dhe rishitjes së kredive në një bankë tjetër dhe përcjellja e kostos shtesë të përmbarimeve të përfshira është shkelje e kontratës civile mes palëve. Kjo nuk rregullohet me vendime individuale të gjykatës. Kjo rregullohet nga Banka e shqipërisë dhe me ligj parlamenti për përfitimet e pamerituara që janë mbartur padrejtësisht mbi konsumatorin”, u shpreh Zef Preçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA